Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Botërori i femrave, SHBA-të në finale

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në futboll siguroi një biletë në finalen e Botërorit të Femrave që po zhvillohet në Kanada, pasi mposhti 2-0 në gjysmëfinale Gjermaninë, që vinte si pretendente kryesore në këtë turne. Në fakt kjo përballje e luajtur në Montreal u vendos nga 11-metërshat, edhe pse brenda 90 minutave të kohës së rregullt. Vajzat amerikane shpërdoruan raste të shumta gjatë pjesës së parë dhe u duk se do të paguanin mungesën e finalizimeve me akordimin e një 11-metërshi në favor të Gjermanisë pas një ore lojë, pas ndërhyrjes së parregullt brenda zonës të Julie Johnston ndaj Alexandra Popp, shkruan SuperSport.

Golashënuesja më e mirë e turneut, Celia Sasic gaboi shënjestrën, duke lënë gjithcka në baraspeshë. Ky ishte momenti që ktheu rrjedhën e ndeshjes, pasi 6 minuta më pas, gjyqtarja rumune Teodora Albon, akordoi 11-metërsh në favor të Shteteve të Bashkuara, me pamjet që tregojnë se ndërhyrja e Annike Krahn ndaj Alex Morgan ishte jashtë zonës. Nga pika e bardhë Lloyd u tregua e saktë, duke i kaluar në epërsi amerikanet. Finalizimi i O’Hara në të 84-rën vulosi fitoren e përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara, që u kualifikua në finale për të katërtën herë në histori. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts