Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

‘Borxhi’, dështon takimi BE-Greqi

Bisedimet ndërmjet ministrave të financave të Eurozonës dhe atij grek u ndërprenë, pasi Greqia refuzoi propozimin e bërë nga KE-ja që ajotë kërkojë zgjatjen e marrëveshjes ndërkombëtare të shpëtimit me gjashtë muaj të tjera duke ju përmbajtur kushteve aktuale.

Dështimi i papritur i bisedimeve  ngre shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e Greqisë në monedhën e përbashkët, pasi qeverie të re e udhëhequr nga majtët u zotua se do ta anullojë paketën e shpëtimit me vlerë 240 miliard € dhe se do t`i japëfund politikave shtrënguese, duke prerë kështu bashkëpunimin me inspektorët e BE-së dhe FMN-së.

Ministri i Financave të Holandës Joren Dislblom –I cili kryesoi mbledhjen- tha se Athina ka kohë deri të premten për të kërkuar zgjatjen e Marrëveshjes së Shpëtimit, përndryshe marrëveshja do të përfundojë në fund të këtij muaji.

Ai shtoi se “ndjenja e mbizotëruese në KE është që autoritetet greke të kërkojnë një zgjatje të programit të shpetimit.”

Ai theksoi po ashtu se në qoftë se Greqia bën një kërkesë për zgjatjen e programit të shpëtimit, mundet qe grupi i ministrave të Eurozonës të mbajë një takim të ri të premten e ardhshme.

Dislblom bëri thirrje që Greqia të ndryshojë qëndrim nga kërkesat e saj dhe të respektoje kushtet aktuale.

Kushtet greke

Nga ana e tij, ministri grek i Financave Yannis Varogakis tha se ishte i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje me kreditorët e Athinës, që i jep asaj fonde shtesë për katër deri në gjashtë muajperballë politikave të reja të buxhetit.

Ai sqaroi se Komisioni Evropian kishte bërë një propozimpërpara takimit të ministrave të financave të së hënës, por ajo u ndryshua nga draft-propozimet e bëra nga Dislblom dhe të cilat Athina nuk mund ti nënshkruajë, pasiqë kushtëzon Greqinë që të bëjë kërkesë për shtyrje të afatit të paketës aktuale.

Në të njëjtën kohë, Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde paralajmëroi se fondi nuk do të jape më fonde të mëtejshme për Greqinë nëse Athina nuk do të bëjë progres në reformat.

Ajo shtoi, “Ne do të shqyrtojë procesin dhe do të shikojmënëse premtimet janë zbatuar të gjitha, apo disa prej tyre.”

 

auto pjese dak

Related posts