Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Borusia e Dortmundit në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, kualifikohet me 11-metërsha

Borusia e Dortmundit plotësoi tetë skuadrat që do të luajnë në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë pasi eliminoi mbrëmë Hertën e Berlinit falë 11-metërshave.

Në nivel thuajse të njëjtë dhe në Bundesligë, me një pikë që i ndan mes tyre, Borusia e Dortmundit dhe Herta e Berlinit zhvilluan një takim të ekuilibruar, me pjesën e parë të mbyllur me avantazhin e miqve, e me të dytën nën kontrollin e plotë të vendasve, që gjetën shpejt dhe golin e barazimit.

Salomon Kalou, ish-lojtari i Çelsit, shënoi për Hertën në minutën e 27-të. Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 47-të, Reus barazoi shifrat pas një sulmi të rrjedhshëm.

Borusia do të ngulmonte fort, por nuk do të arrinte të shmangte kohët shtesë dhe gjuajtjen e 11-metërshave, që sidoqoftë folën për të.

Kualifikimi, pas barazimit 1-1,  do të vinte për Borusian prej goditjeve më të sakta të penalltive. 3-2 përfundoi seria e tyre, ku për Hertën gaboi dhe shënuesi i golit, Kalou, goditësi i gjuajtjes së fundit.

Borusia e Dortmundit u bashkohet në çerekfinale Hamburgut, Arminia Bilefeldit, Bajernit të Mynihut, Borusias së Mynshegladbahut, Sportfrojnde Lotes, Shalkes dhe Eintrahtit të Frankfurtit.

Gjashtë prej çerekfinalistëve i përkasin Bundesligës, një Bundesligës 2, dhe një Ligës 3. /tesheshi.com/       

auto pjese dak

Related posts