Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Boris Johnsonit i ikën një “ushtar”: Dorëhiqet kreu i Financave Sajid Javid

Ministri britanik i Financave, Sajid Javid ka dhënë dorëheqjen, në një veprim të papritur ditën kur kryeministri Boris Johnson po rindërton qeverinë e tij konservatore, raporton AP.

Javid pritej gjerësisht të mbante vendin e tij në kabinetin e rikonstruktuar, por njëri prej zëdhënësve konfirmoi që ministri kishte dhënë dorëheqjen.

Në korrik, Johnson bëri kalimin e Javidit nga ministër i Brendshëm në ministër Financash.

Dorëheqja vjen në një kohë të ndërlikuar pasi buxheti vjetor është planifikuar të paraqitet brenda katër javësh.

Menjëherë pas njoftimit të dorëheqjes së Javidit, Rishi Sunak u emërua ministri i ri i Financave. Ai ka qenë sekretari kryesor në Departamentin e Thesarit që kur Johnson mori detyrën në korrik 2019.

Dorëheqja e Javidit pasoi raportet se ai ishte përplasur me këshilltarin e fuqishëm të Johnsonit, Dominic Cummings.

Redaktori politik i BBC deklaron se Javidit iu ofrua të mbetet ministër i Financave me kusht që të shkarkojë të gjithë këshilltarët e tij, gjë të cilën ai e nuk pranoi dhe e la postin.

Johnson bëri ndryshime në qeverinë e tij duke shkarkuar dhe emëruar ministra në postet kryesore, thanë agjensitë. Ai synon të konsolidojë kontrollin mbi qeverinë pasi fitoi një shumicë të madhe parlamentare në zgjedhjet e dhjetorit. Kjo fitore e lejoi atë të zbatojë daljen e Britanisë nga BE më 31 janar, duke përmbushur kështu një premtim kryesor zgjedhor.

Qeveria e tij konservatore tani përballet me një sfidë edhe më të madhe për të negociuar marrëdhëniet e reja me BE deri në fund të vitit. Të dy palët kërkojnë të arrijnë një marrëveshje që përfshin tregtinë, sigurinë dhe fushat e tjera deri në fund të periudhës së tranzicionit pas Brexitit në 31 dhjetor. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts