Borë ngjyrë kafe në Minesota: si u shkaktua? (video)

Pas stuhisë masive të borës këtë javë, e cila goditi pjesë të Shteteve të Bashkuara, në Minesota banorët vërejtën diçka të çuditshme për bora që binte në zonë.

Gjegjësisht, në vend të së bardhës, shtresa e dëborës ishte në nuanca të ngjyrave të mermerit, ne kafe dhe portokalli.

Chris O’Brien, një meteorolog në Shërbimin Kombëtar Meteorologjik të SHBA, tha për The Times se kjo kishte shkaktuar nga grimca pluhuri që një erë e forte i solli nga Teksasi.

“Erë mori shumë pluhur që u përzie me stuhinë e  dëborës dhe shkoi me të në Minesota”, shpjegoi ai.

Lëvizjen e grimcave të pluhurit nga Teksasi në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara, e treguan gjithashtu dhe imazhet satelitore. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts