728 x 90 Leaderboard

Bombë në një xhami në Stokholm, aty ku kërcënimet janë në seri

Një zëdhënëse e policisë së Stokholmit, Anna Westberg, tha se një mjet shpërthyes u gjet në mëngjes në një mur të xhamisë në Stokholm.

Ajo theksoi se kjo ishte një pajisje e bërë në shtëpi dhe se ishte çaktivizuar.

Mohamed Temsamani, kreu i Shoqatës së Bashkësisë Islame në Suedi, tha se kërcënimet drejtuar xhamive po merrnin një formë të vërtetë.

Ai shtoi se është bërë një kërkesë për të ngritur një sistem siguri pasi xhamia ishte një objektiv i sulmit disa herë.

“Këtu duhet të kemi kamera sigurie për të cilën policia do të jetë përgjegjëse, përndryshe siguria e një duzine njerëzish është e rrezikuar”, tha Temsamani.

Televizioni shtetëror suedez SVT tha se xhamia u sulmua 22 herë në vitin 2017. Në 2018, tri herë ishte objekt i sulmeve raciste. /tesheshi.com/

Related posts