Bombardimet mbi Serbi, ambasadori Kosnett: gjuha që meritonte Millosheviçi (video)

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, i ka kushtuar një mesazh edhe video 20-vjetorit të sulmeve të NATO-së mbi Serbi

“Njëzet vjet më parë, SHBA-ja dhe aleatë të tjerë të NATO-së ndërhynë për të ndaluar një katastrofë humanitare që po shfaqej në Kosovë”, tha ambasador Kosnett në mesazhin e tij.

Sipas tij, ajo çfarë ndodhi ishte e pashmangshme në kushtet kur të gjitha rrugët diplomatike u konsumuan.

“Shtetet e Bashkuara mbështetën NATO-në si domosdoshmëri dhe legjitime si një mjet i fundit për t’i dhënë fund fushatës së pastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit, pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore.

Shtetet e Bashkuara vepruan në mbështetje të civilëve të pambrojtur. Ne vepruam për të ruajtur paqen, lirinë dhe stabilitetin në rajon. Këto qëllime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike ose fetare, e meritojnë të jenë të lirë dhe të sigurt.

Në këtë përvjetor, kujtojmë qindra mijëra njerëz të pafajshëm të larguar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra prej tyre pësuan dëme ose humbën jetën. Ne kujtojmë, dhe ne mbajmë zi për çdo jetë të humbur”, ishin disa nga mesazhet e përfaqsuesit të Uashingtonit në Prishtinë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts