Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

BOJKOTI/ Palmer me të njëjtin hall, me të njëjtën sfidë: opozita serbe, jo si ajo shqiptare!

Kushtet për zgjedhjet parlamentare në Serbi nuk janë ideale, veçanërisht kur bëhet fjalë për median, por një bojkot nuk është zgjidhja, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

Tashmë, administrata Trump dhe vetë Palmer personalisht, po përballen me telashin nr.2 në rajon, atë të bojkotit, e kjo një vit pasi nr.1 i takonte opozitës shqiptare, tashmë tërësisht jashtë sistemit, pasi dogji dhe mandatet.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se Shtetet e Bashkuara i kuptojnë disa prej argumenteve të opozitës se kushtet e zgjedhjeve nuk janë të drejta, por paralajmëron se zëri i saj do të dëgjohet më pak nëse largohet nga arena politike.

“Kur bëhet fjalë për zgjedhjet në 21 qershor, ne do të dëshironim që qytetarët e Serbisë të kishin zgjedhjet më të mira të mundshme, dhe inkurajojmë të gjitha partitë politike të marrin pjesë. Një bojkot nuk është pothuajse asnjëherë një mënyrë e mirë për të shprehur pakënaqësi. Ne e mirëpresim vendimin e atyre që vendosën të marrin pjesë dhe shpresojmë që qytetarët e Serbisë, kur të shkojnë në votime në 21 qershor, do të kenë alternativa të ndryshme për të votuar”, tha Palmer.

Madje, duke iu referuar rastit shqiptar, edhe pse pa e përmendur konkretisht, Palmer e vuri në dyshim daljen e opozitës nga parlamenti si një “taktikë të diskutueshme”, duke thënë se ishte më e vështirë të dëgjohej zëri i saj kur përjashtonte veten nga arena politike.

Nga ana tjetër, Palmer tha se nuk ishte e vërtetë që Shtetet e Bashkuara mbështesin stabilitetin në kurriz të demokracisë dhe se ky ishte një argument që ai kishte dëgjuar për 25 vjet në Ballkanin Perëndimor.

“Ne mbështesim vazhdimisht demokracinë, administrimin efikas, sundimin e ligjit, lirinë e mediave, ne mbështesim reformat, sundimin demokratik dhe transparent, jo vetëm në Serbi, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor, vazhdimisht për 20 vjet,” tha ai.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara punojnë me qeveritë që zgjidhen nga qytetarët, se ato qeveri nuk i zgjedhin ato, dhe se ai dëshiron që zgjedhjet të zhvillohen në kushte sa më demokratike dhe transparente. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com