728 x 90 Leaderboard

Bojkot produkteve gjermane, “hakmarrja” më e fundit e grekëve për masat e kursimit

Produktet dhe market gjermane janë objektivi më i fundit i aktivistëve politikë në Greqi, të zemëruar me kushtet e paketës së shpëtimit financiar, për të cilën bëjnë përgjegjës Berlinin.

Hashtag-u #BoycottGermany u përdor fillimisht në Tëitter gjatë bisedimeve të fundjavës për krizën greke, por që nga e hëna ka nisur të rritet fuqishëm në rrjetet sociale. Ai është përdorur deri më tani më shumë se 30 mijë herë, duke kryesuar në postimet e majtistëve dhe anarkistëve në Europë.

Disa apelojnë njerëzit të mos blejnë produkte bar kodi I të cilave nis me numra që tregojnë origjinë gjermane.

Një nga mesazhet që janë ndarë nga më shumë njerëz në Tëitter është ai i David Graeber, një activist anarchist amerikan dhe professor i Antropologjisë në Shkollën londineze të Ekonomisë. Ai I referohet anulimit të borxheve të regjimit nazist pas Luftës së Dytë Botërore:

“Gjermania është moralisht e detyruar të paguajë borxhin nazist të anuluar në vitin 1953. Me interesa. Deri atëherë, bojkotoni Gjermaninë”, shkruan ai. /tesheshi/

Related posts