Boeing po ndërton këtë bishë ajri: do ta përshkojë Tokën për tre orë

Prodhuesi amerikan i avionëve, Boeing po ndërton një avion ushtarak të ri hiperbolik që do të jetë në gjendje të “përshkojë Tokën për tre orë”, me shpejtësi pesë herë më të madhe se të zërit, shkruan Daily Mail.

Emri i avionit misterioz konceptual, të cilin shumë e konsiderojnë si një pasardhës i mundshëm i legjendës Blackbird SR-71, një avion spiun që theu rekordin në një lartësi prej rreth 26.000 metra në vitin 1976, ka të ngjarë të jetë “Valkyrie II”.

Megjithëse kompania ende nuk ka dhënë “dritën jeshile” për projektin, në një konferencë në janar u zbulua se ky avion, i cili do të arrinte shpejtësi deri në 6,174 kilometra në orë ose pesë Machs, mund të prodhohet në 10-20 vitet e ardhshme.

Këta avionë mund të fluturojnë pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit, dhe avioni i ri i Boeing mund të ndihmojë ushtrinë amerikane që arma e saj bërthamore të kalojë çfarëdo mburoje raketore.

Aparatet e tilla mund të udhëtojnë në mënyrë aq të shpejtë dhe të paparashikueshme, saqë mund të përfaqësojnë kërcënime pothuajse të menjëhershme anembanë globit, duke zvogëluar kohën për të reaguar ndaj një sulmi nga disa orë në disa minuta, madje edhe nga distanca të largëta. /tesheshi.com/

Related posts