Bllokohen tualetet, habiten kur gjejnë mijëra euro në to

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Dikush ka bllokuar tualetet e restoranteve në Gjenevë me kartëmonedha prej 500 euro të prera.

Tualetet janë bllokuar në tri restorante, si dhe në një bankë.

Një nga tualetet në piceri ishte tejmbushur me monedha prej 500 euro, derisa autoritet kanë filluar hetimet me këtë ngjarje, aspak të zakonshme.

Në lidhje me këtë rast ka pasur raportime të ndryshme, ndërsa mësohet se dy persona janë ndaluar, kurse shuma e çuar dëm është 100 mijë euro.

Zyrtarët përgjegjës kanë thënë se fillimisht do të hetojnë nëse paratë lidhen me ndonjë aktivitet kriminal, derisa shkatërrimi i kartëmonedhave nuk përbën shkelje të ligjit.

Sipas “Tribune de Geneva”, të arrestuarat janë dy gra spanjolle, të cilat kishin fshehur paratë në një vend të sigurt, edhe pse ende nuk dihet motivi, se pse ato kanë hedhur paratë në tualet./tesheshi.com/