Bllokimi i fakulteteve, Rektorati: policinë e kërkuam ne, studentët t’i kthehen mësimit

Rektorati i Universitetit të Tiranës ka shpallur se është zyrtarisht në process mësimor, duke injoruar kështu protestën e një grupi studentësh, sidomos në dy fakultete, Juridik dhe Ekonomik, të cilët janë ngujuar në ambientet e brendshme e madje kanë bllokuar dhe hyrjen me dhunë.

Rektorati fton për t’ju kthyer auditoreve për leksione, duke vendosur dhe shtyrjen e afatit për pagesën e tarifave, një prej kërkesës së studentëve protestues.     

Nga ana tjetër, ka qenë vetë Rektorati i cili ka kërkuar ndihmë nga policia, në lidhje me situatën e bllokimit të fakulteteve.  

 “Lutemi për asistencën e Policisë së Shtetit, për garantimin e sigurisë dhe të rendit publik nëpër auditoret e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Prezenca e Policisë së Shtetit ndihet e nevojshme në kushtet kur studentët kanë filluar mësimin normalisht, por nga parashtrimi i situatës në terren nga administratorët e fakulteteve, rezulton se ka bllokime të vazhdueshme të ambienteve të fakulteteve”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Rektoratit.

Ka reaguar dhe ministri i Rendit Sandër Lleshaj, duke u bërë thirrje studentëve protestues, pas cilësimit si “grup i vogël”, që mos bëhen pengesë për ata që duan të bëjnë mësim. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts