728 x 90 Leaderboard

Blerja e S-400-ve nga Rusia, SHBA kërcënon Turqinë me sanksione

Fërkimet Turqi – SHBA mbi S-400-at ruse që pritet të marrë Ankaraja, kanë qenë sërish pjesë e Samitit të NATO-s në Bruksel.

Ministri i Jashtëm turk, Çavushoglu ka theksuar dhe njëherë “lirinë e zgjedhjes” për të blerë nga Rusia sistemin e saj S-400, më i afti deri më tani për të çaktivizuar çdo kërcënim, nga ajri apo deti.

“Turqia pret dorëzimin e sistemit të avancuar S-400 deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Çavushoglu.

Ndërkohë, SHBA, kundërshtare të ashpra të kësaj blerjeje, me pretendimin se Ankaraja po shkell rregullat e Aleancës, ka paralajmëruar sanksione ndaj Turqisë. /tesheshi.com/

 

 

 

 

Related posts