728 x 90 Leaderboard

Blerja: a do kalojë Edihad te Emirates për t’u bërë linja ajrore më e madhe në botë?

Kompania Emirates nga Dubai ka në plan për të marrë fqinjët e tyre, kompaninë Etihad të Abu Dhabit, e që nëse do të ndodh kjo, i shndërron në linjën ajrore më të madhe në botë për nga numri i pasagjerëve. Ka qenë një burim i cili ka informuar Bloomberg mbi këtë operacion në tregun e fluturimeve.

Negociatat janë ende në një fazë të hershme, kështu që është ende herët për t’u konfirmuar gjithçka, thanë burimet.

Ndërkohë, vetë kompanitë kanë mohuar të jenë në  negociata, por në situata të tilla, vlerësojnë mediat amerikane,  është e zakonshme të mohohen ato.

Çdo marrëveshje duhet të miratohet nga sundimtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të dy kompanitë kanë qenë rivale në vite, por Etihad ka qenë në telashe të mëdha kohët e fundit.

Operacionet e kësaj kompanie janë reduktuar pas dështimit të strategjive të investimeve në kompanitë e huaja, qëllimi i të cilave ishte rritja e trafikut nëpër Abu Dhabi.

Një nga këto kompani, Air Berlin u tërhoq vitin e kaluar dhe e dyta, Alitalia paraqiti kërkesa për falimentimin. (Kujtojmë se me Etihad është bashkëpronar dhe kompania Air Serbia).

Etihad ka patur telashe dhe pas një rënie në çmimet e naftës në vendet arabe, gjë që ka çuar në një reduktim të numrit të udhëtarëve, ku për pasojë në vitin 2017 çoi në një humbje prej 1,52 miliardë dollarë, dhe në total, në dy-tre vite, kompania arriti në gati 3,5 miliardë dollar humbje.

Fitch muajin e kaluar njoftoi se pret që Etihad të vazhdojë të operojë me humbjet deri në vitin 2022.

Edhe Emirates gjithashtu kaluan nëpër një krizë, por shpejt u rikthyen pas rritjes së çmimeve të naftës dhe forcimit të ekonomive vendase. Fitimi neto i kompanisë u rrit me 1.12 miliardë dollarë në vitin fiskal që përfundoi më 31 mars.

Megjithatë, bashkimi i kompanive nuk do të ishte e lehtë për të dyfishuar linjat.

Emirates, e cila ka flotën më të madh të Airbus A380 superjumbos, është aktualisht shumë më e lart sesa Etihad.

Emirates është një ndër transportuesit më të mëdhenj në botë në rrugët ndërkombëtare, ku zotërojnë një të katërtën e tyre pas tre transportuesve amerikanë, por mund t’i tejkalojë ato nëse merr dhe Etihad. /tesheshi.com/

Related posts