Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Blenë një shtëpi nga koha e Prohibition-it, murret plot alkool të fshehur

Nick Drammond dhe Patrick Becker blenë një shtëpi 100-vjeçare në shtetin e New York-ut dhe më pas u thanë se ishte ndërtuar nga një kontrabandues famëkeq i alkoolit. Ndaj ata nuk kishin ide se do të gjenin litra alkool në muret e ndërtesës.

Në tetor, ata filluan rinovimet dhe zbuluan se legjenda kishte themele të vërteta, sepse ata gjetën më shumë se 66 shishe uiski nga epoka e Prohibition-it në muret e shtëpisë së tyre.

Drammond përshkroi të gjithë “kapjen” e uiskit në postimet në mediat sociale, duke deklaruar se muret e tyre janë plot me alkool.

“Nuk mund të besoj se spekulimet janë të vërteta. Ai me të vërtetë ishte një kontrabandist,” tha Drummond për ish-pronarin i cili ndërtoi shtëpinë në 1915 dhe ishte një gjerman që ishte përfshirë në skandale të shumta në atë qytet.

Çifti bleu një shtëpi në Ames, rreth tre orë nga New York-u, një vit më parë, por ata filluan rinovimet vetëm kohët e fundit, shkruan CNN.

Ai gjeti më shumë shishe nën dërrasa dhe ndërsa përparojnë punimet, ata gjejnë gjithnjë e më shumë prej tyre.

Uiski “Old Smuggler Gaelic” uiski, të cilin ata gjetën, prodhohet ende sot. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts