728 x 90 Leaderboard

Blenë edhe fanelën e Benzema, por futbollisti i la me gisht në gojë tifozët e Arsenalit

Karim Benzema ka shokuar tifozët e Arsenalit kur ka kumtuar lajmin se do vazhdojë të qëndrojë te skuadra spanjolle Real Madrid. Disa prej tyre tashmë ishin aq të pafat pasi kishin blerë edhe fanelat me emrin e francezit.

Arsenalit nuk po i ecën aq mirë në këtë start të kampionatit, madje edhe në tregun e merkatos nuk duket të jetë edhe aq mirë. Refuzimi i Karim Benzemas për t’iu bashkuar “topçinjëve” ka zhgënjyer më së shumti tifozët e kësaj skuadre që ishin përgatitur për ardhjen e francezit.

Një tifoz i zjarrtë i klubit nga Emiratet kishte blerë fanelën me emrin e Benzemas, madje kishte siguruar numrin 9, por për fatin e tij atë fanelë nuk mund ta veshë më, të paktën jo në këtë sezon dhe ndoshta shumë shpejt mund ta shohim në rrjetin e shitjes eBay. /tesheshi.com/

Related posts