“Black Hawk” amerikanë, në fluturim drejt ushtrisë shqiptare

Helikopterë amerikane të tipit “Black Hawk” do t’i jepen Forcave të Armatosura Shqiptare. Marrëveshja mes Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, gjatë një vizite të ministres Xhaçka përtej oqeanit.

Gjatë qëndrimit në SHBA, gruaja në krye të Mbrojtjes shqiptare vizitoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në Bazën e Përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jemal J. Beale.

“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona, por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”, u shpreh ministrja Xhaçka. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts