728 x 90 Leaderboard

Bisedimet me Serbinë: pse Thaçi ftoi për kryenegociator vetëm Hotin e LDK-së, e jo Albin Kurtin apo Fatmir Limajn?

Nga Blendi Gashi

Presidenti Thaçi ka befasuar jo pak mer deklaratën e bërë rreth çështjes se kush duhet t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë, pas kundërshtimit që po ja bëjnë partitë opozitare.

Në konferencën e fundit për media, Thaçi u zotua se është i gatshëm që t’ia lëshojë LDK-së bisedimet e Brukselit.

“Jam i gatshëm që zotëri Hoti t’i udhëheq bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Krejt potencialet tona do të jetë të Hotit si kryenegociator, presidenca dhe shumica e partive politike. Ne do të jemi në mbështetje të tij”, ka deklaruar Thaçi.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Hotit të LDK-së.

“Qytetarët e Kosovës, përmes zgjedhjeve të lira, do të vendosin se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë. Një gjë është e qartë që tani se ai person nuk do të jetë z.Thaçi, pasi ai në bazë të Kushtetutës së Kosovës nuk ka mandat të vendosë për këto çështje. E ftoj z.Thaçi të qëndrojë brenda kompetencave që ja jep Kushtetuta e Kosovës. Deklarimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në vend që të jetë garant i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, ai është duke e cenuar çdo ditë atë dhe për këtë duhet të flasë Gjykata Kushtetuese”, shkroi Hoti në Facebook.

Përmes kësaj deklarate, Hoti lë të kuptohet se ai nuk pranon ofertën e Thaçit pasi e sheh si të pasinqertë.

Por pyetja shtrohet se pse Thaçi ja bëri këtë ofertë veç LDK-së, por jo edhe Vetëvendosjes ose NISMA-s, parti që më herët janë shprehur hapur se kryetarët e tyre duhet t’i drejtojnë bisedimet?

Arsyeja mund të jetë deklarimi i LDK-së se “ekipi negociator i bisedimeve duhet të zgjidhet vetëm pas zgjedhjeve të reja”. Pra Thaçi ka ngacmuar këtë parti duke qenë i vetëdijshëm se oferta e tij nuk do pranohet, dhe kështu ai ai ja “mbyll gojën” partisë së parë opozitare me arsyetim se nuk ka pranuar të udhëheqë bisedimet.

Ndaj ai nuk ka guxuar t’jua bëjë të njëjtën ofertë VV-së dhe NISMA-s, pasi me gjasë e sheh të rrezikshme që një e tillë të mund të pranohet prej tyre.

Kujtojmë se Vetëvendosje ka deklaruar se me kushte të caktuara do të pranonte që lideri i saj, Albin Kurti të vihej në ballë të negociatave me Serbinë, siç është ajo e krijimit të një konsensusi nacional për dialogun dhe formimin e një komisioni hetimor për procesin e deritanishëm.

Edhe NISMA ka promovuar idenë që kryetar i tyre do pranonte t’i drejtonte bisedimet me Serbinë.

”Nëse dhe PDK nuk ka të duhurin për ta udhëhequr dialogun ne po ua ofrojmë Fatmir Limaj”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi më 26 prill. /tesheshi.com/

 

 

Related posts