Auto Dak
Auto Dak

Bin Salman, telefonatë me Trump: të gatshëm dhe të aftë t’i përgjigjemi sulmeve ndaj naftës

Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman i tha presidentit Donald Trump se Mbretëria ishte “e gatshme dhe e aftë” t’i përgjigjet sulmeve ndaj uzinave dhe fushave të saj të naftës.

“Mbretëria është e gatshme dhe e aftë të përballet dhe të merret me këtë agresion terrorist”, tha princi i Kurorës duke folur në telefon me Trump, njoftoi një agjenci saudite e lajmeve.

Mohamed bin Salman foli për sulmet me dronë kundër dy qendrave të kompanisë së naftës saudite Aramco, të cilat shkaktuan zjarre të mëdha dhe prishën furnizimin global me energji.

Sipas një deklarate nga ambasada saudite në Uashington, Trump i tha Salman se SHBA është e gatshme të bashkëpunojë me mbretërinë për të mbrojtur sigurinë e saj pas sulmit me dron.

Në bisedën telefonike,Trump i tha gjithashtu Princit të Kurorës se sulmet goditën SHBA dhe ekonominë globale.

Huthinjtë Jemenit, një milici shiite me mbështetje iraniane, kanë marrë përgjegjësinë për sulmet që përfshinin 10 drone dhe shkaktimin e zjarreve në Abqaiq, uzina më e madhe e rafinimit të naftës, si dhe Khurais, një fushë e madhe nafte.

Sulmet kanë ulur furnizimet e papërpunuara të Saudisë me të paktën 5.7 milion fuçi në ditë, ose 50 përqind të prodhimit të përgjithshëm.

Sulmet vijnë ndërsa Arabia Saudite, eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, është duke u përgatitur për ofertën fillestare të shumëpritur publike për Aramco-n.

Ndërkohë, Sekretar i Shtetit Mike Pompeo ka akuzuar direkt Iranin për sulm ndaj objekteve të naftës saudite.

“Teherani është pas afro 100 sulmeve ndaj Arabisë Saudite”, tha Pompeo. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts