Bill Clinton në Prishtinë: Kosova, e destinuar për në NATO e BE

“Kosova meriton të jetë në Unionin Evropian dhe në NATO si shtet i pavarur” – kanë qenë fjalët e ish-presidentit amerikan Bill Cliton, teksa u dekorua nga presidenti Thaçi me Urdhrin e Lirisë për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.

“Sot pas 20 vitesh Kosova është e pavarur, gjatë tërë këtij rrugëtimi kemi ecur së bashku me ju, mbështetja juaj ka qenë jetike për lirinë pavarësinë dhe tash në rrugëtimin euroatlantik, andaj tregimi e Kosovës është tregim i suksesit të përbashkët. Ju jeni heroi ynë dhe iu falënderoj shumë-shumë në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia si president i Kosovës, edhe si mik i juaji, sot ndaj çmimin në emër të institucioneve të Kosovës, Urdhrin e Lirisë, nuk ka çmim që mund të shpërblejë atë kontribut tuaj, është liria e vendit të Kosovës që ka reflektuar me paqe dhe stabilitet në Ballkanin perëndimor”, qenë fjalët e Thaçit.

Clinton po gjendet Kosovë në kuadër të 20-vjetorit të triumfit të NATO-s mbi Serbinë e njëherësh çlirimin e Kosovës. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts