Auto Dak
Auto Dak

Bie “urtësia popullore” shqiptare: rrufeja godet…WC-në në Florida, ja si ndodhi…

Një ngjarje në Florida ka rrëzuar urtësinë popullore shqiptare sipas së cilës “rrufeja nuk bie në…WC”

Pak ditë më parë, më saktë të dielën e 4 gushtit, bideja në tualetin e shtëpisë së MaryLou Ward shpërtheu pasi rrufeja kishte goditur pusetën e një rezervuari septik.

Dhe hidrauliku Jordan Hagardon, i shpjegoi USA Today se çfarë ndodhi.

“Shpërthimi u shkaktua nga metani, një gaz që gjenerohet nga jashtëqitjet”, tha ai.

Pasi rrufeja goditi pusetën e rezervuarit septik, ajo shërbeu si katalizator për ndezjen e këtij gazi.

Ward tha shpërthimi ishte më i zhurmshmi që ajo kishte dëgjuar ndonjëherë.

“U ngrita nga shtrati për të parë se çfarë ndodhi. Kur hyra në tualet, pashë që bideja ishte prishur”, tha ajo.

Hagardon dhe babai i tij, i cili kishte qenë hidraulik për 40 vjet, thanë nuk kishin parë kurrë diçka të tillë. Sipas tyre, kjo ka ndodhur për herë të parë.

Ndaj, ai këshilloi njerëzit që të mos përdorin tualetin në kohën e rrufesë, dhe Ward u pajtua me propozimin e tij.

“Unë as dush nuk do bëj më, nëse jashtë ka rrufe e vetëtima”, tha ajo. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts