728 x 90 Leaderboard

Bie në Detin e Zi avioni rus, ishte nisur drejt Sirisë

Dy dikastere ruse, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Emergjencave, kanë konfirmuar vetën para pak minutash rrëzimin e avionit TU-154, të zhdukur nga radari pak pas ngritjes në qiell, duke deklaruar se mbetje të tij janë gjetur në Detin e Zi.

Avioni me 91 persona në të, 83 prej të cilëve pasagjerë e tetë të tjerë personel, ka humbur kontaktet me tokën ndërsa fluturonte mbi Detin e Zi.

Siç njoftojnë mediat ruse, avioni po fluturonte për në bazën ajrore të Hmejmimit në Siri. Ai u zhduk nga radari jo shumë kohë pasi u furnizua me lëndë djegëse në një aeroport afër Soçit.

Russia Today njofton se shumica e udhëtarëve ishin pjesëtarë të Asamblit Aleksandrov, të korit të Forcave të Armatosura Ruse. Me avionin po udhëtonin gjithashtu dhe gazetarë e personel ushtarak.

Problemet teknike apo gabimet në pilotim raportohet të jenë arsyet e rrëzimit të avionit që i përkiste Ministrisë ruse të Mbrojtjes. /tesheshi.com/

 

Related posts