Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Bie çmimi i floririt në bursa, rënia më e madhe që nga shtatori

Të premten, floriri shënoi rënie për shkak se të dhënat amerikane, i ulën pritshmëritë e tyre ndaj rritjes së normave të interesit që pritej të shpallte Bordi i Rezervës Federale (Bankës Qendrore SHBA) këtë vit.

Me këtë, floriri shënon rënien e tij më të madhe mujore që nga shtatori, për shkak të rritjes së dollarit dhe rritjes së aksioneve evropiane në niveli tyre më të lartë në shtatë vjet.

Në janar, floriri ra me rreth 7% krahasuar me nivelin e tij më të lartë të realizuar në pesë muajt e fundit mbi  1300$ për ons. Kjo rënie ndodhi për shkak të mosrritjes së normave të interesit të SHBA, të cilat do ta konsideronin metalin si një vendstrehim të sigurt, e për rrjedhojë kërkesa për të do të rritej.

Dje në Nju Jork, floriri ra në 1212,10 $ për ons. Ndërkohë metalet e tjera të çmuara u rritën, argjendi u rrit në transaksionet online me 0,2% në 16,56 $ një ons.

Dhe çmimi platinit u rrit me 0,9% në 1183 $ një ons.

Në tregun e valutave, indeksi dollarit amerikan ra. Ky indeks krahason performancën e dollarit kundrejt gjashtë valutave kryesore në botë. Kjo rënie ndodhi për shkak të shitjeve të operacioneve në fund të muajit, por duhet theksuar se dollari është ende i prirur për të realizuar fitimin e tij mujor të tetë në mënyrë të njëpasnjëshme.

Indeksi i dollarit u rrit me 1,1% dje duke iu afruar nivelit të tij më të lartë në më shumë se 11 vjet, me 95,481 pikë që regjistroi në 23 janar.

Çmimi dollarit arriti në 119,30 ¥, ndërsa euro arriti në 1,1215 $. Monedha evropiane humbi terren me rreth 0,6% të vlerës së saj kundrejt dollarit që nga fillimi i muajit.

Burimi: Reuters

auto pjese dak

Related posts