Auto Dak
Auto Dak

Beteja për Shkodrën, Basha: t’jua kthejmë Shqipërinë njerëzve!

Rezistencën demokrate në Shkodër kundër konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak, kreu demokrat Basha e shoqëroi me një status ku dominonin fjalët “bandit, “hajdut”, “kriminel”, adresuar mazhorancës, e sigurisht “hajdut psiqik”, adresuar vetë Ramës.

“Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. T’u vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve”, shkroi Basha.

Megjithatë, në realitet kreu demokrat i dorëzoi të gjitha bashkitë, edhe ato që shfaqen shenja të forta rezistences, siç Kamza dhe Mallakastra, duke lënë për në fund Shkodrën, aty ku jo gjithçka shkoi sipas planit të mazhorancës, pasi njeriu i saj, Valdrin Pjetri, rezultoi me njollë nga e kaluara. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts