728 x 90 Leaderboard

Beteja me Serbinë për njohjet, Haradinaj shkon në zyrë te Pacolli

Pengesat të cilat po ia vë në rrugë Serbia diplomacisë kosovare ka bërë që kryeministri Haradinaj të shkojë në zyrë të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollin, ku kanë diskutuar për betejën rreth njohjeve.

“Gjatë një vizite pune, u njoha me sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në planin diplomatik, veçanërisht me betejen rreth njohjeve që janë target nga oponentët tanë. Në temat e politikës së jashtme jemi unikë dhe me qeverisjen stabile e zbatuese garantohet imazhi i mirë dhe përfaqësimi i denjë i Kosovës kudo. Dimë që Serbia tash e sa kohë po lobon në shtetet e ndryshme për mos njohjen e Kosovës. Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, madje, pothuajse secilën ditë tregon emrat e shteteve, siç thotë ai, kanë tërhequr njohjet ndaj Kosovës, por edhe i falënderon shtete që nuk e kanë njohur ende Kosovës si shtet”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Përveç rreth çështjes së njohjeve, Haradinaj tregon se me Pacollin kanë biseduar edhe rreth konsolidimit të diplomacisë së Kosovës në botë, për politikat parimore krahas organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale e multilaterale e integrimet euro-atlantike. /tesheshi.com/

Related posts