Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DEKORIMI/ Beteja me Ramën e ndërkombëtarët, Meta “qëllon” me Vasil Laçin: plumbat e tij, frymëzim ynë!

Presidenti Meta, me një gjest të qartë politik, ka dekoruar ish-atentatorin e Viktor Emanuelit III, Vasil Laçit. Edhe pse i harruar si emër, pasi i përket fokusit të vlerësimit komunist, Meta e ka riaktualizuar emrin e tij duke e kontekstualizuar në funksion të krizës aktuale politike.  

Atentati i tij kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar”, tha Meta, ku veçon fjala “sovranitet”, të cilën kreu u shtetit po e përdor rëndshëm kundër ndërkombëtarëve, që sipas tij po imponojnë një reformë të dështuar, si ajo në drejtësi.

“Sot me rastin e 79-vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit të Popullit, Vasil Laçi, kam nderin t’i akordoj Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar.

Një djalosh nëntëmbëdhjetë vjeçar, i shtyrë vetëm nga liria dhe atdhedashuria kreu një akt heroik e vetëflijues që do mbetej në historinë e popullit shqiptar si simbol i qëndresës dhe i rezistencës ndaj pushtimit dhe tiranisë.

I veshur me kostum kombëtar shqipëtar ai i tregoi pushtuesve, kuislingëve vendas dhe mbarë botës se populli ynë nuk i nënshtrohet kurrë asnjë armiku, të jashtëm apo të brendshëm.

Se liria është gjëja më e çmuar për ne! Se ajo mbrohet me çdo akt e sakrificë.

Vasil Laçi nuk ishte i shtyrë nga ideologjitë e kohës.

Por, diçka tjetër shumë më e madhe dhe më e fortë e shtyu Vasilin të kryente atë akt patriotik.

Ky ishte vetëm ideali dhe ndjenjat e krenarisë kombëtare.

‘E bëra për Shqipërinë!’ tha ai gjatë torturave dhe përpara ekzekutimit”, u shpreh Meta.

Fjalitë e fundit të mesazhit të Metës, kanë qenë mëse të qarta për shënjestrën e tij me pistoletën e huazuar të ish-atentatorit nga Bregu.

“Falë kësaj dashurie për lirinë, shqiptarët nuk do kthehen më kurrë në diktaturë, dhe i madh e i vogël në këtë vend nuk do lejojë instalimin e asnjë regjimi tiranik dhe anti-kombëtar, por ata do ecin përpara krenarë dhe me dinjitet drejtë së ardhmes demokratike dhe evropiane të vendit, një ëndërr lirie e heroit tonë Vasil Laçi, një ëndërr e çdo të riu shqiptar edhe sot e përgjithmonë”, përfundon kreu i shtetit. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com