Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Besoni ose jo: aplikacioni i krijuar për të matur konsumin e letrës higjienike

Kriza e pandemisë ka zbuluar se shumica e njerëzve, figurativisht apo fjalë për fjalë, thjesht mendojnë vetëm për mollaqen e tyre. Të paktën kështu përshkruan krijuesit e aplikacionit të ri të konsumit të letrës higjienike.

Sapo kishte indikacione se liria e lëvizjes së shpejti do të kufizohej, masa njerëzish u dyndën në supermarket duke i përpirë letrat higjienike nga raftet, e shkaktuar kështu mungesë të përkohshme të këtij produkti. Ekspertët kanë njoftuar në mënyrë të përsëritur se gjëra të tilla nuk janë të nevojshme në këtë kohë, dhe i kanë bërë thirrje popullatës të bëjë blerje racionale.

Për të mos u futur në situatën kur duhet të fshiheni me gjethe ose tabloide, dy zhvillues, Ben Sesson dhe Sam Herry, kanë krijuar një aplikim të dobishëm në internet që llogarit se sa do të zgjasë letra e tualetit që keni në shtëpinë tuaj.

Aplikimi funksionon në një parim shumë të thjeshtë. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të futni në këtë faqe të dhënat e duhura që lidhen me konsumin tuaj të letrës higjienike. Disa nga këto dhëna janë numri i rrotullave që posedoni aktualisht në banesën tuaj, numri i njerëzve në shtëpi, si dhe përdorimi i tualeteve, nëse janë më shumë se një. Pasi të keni futur të gjithë dhënat e kërkuara, aplikacioni do të paraqesë llogaritjet e marra që zbulojnë se sa do të zgjasë stoku i letrës higjienike që keni blerë në supermarkete.

Krijuesit tregojnë se ata punuan me zell për këtë kërkesë dhe se donin t’i bënin përdoruesit e internetit të qeshnin gjatë këtyre kohërave të errëta. Ata gjithashtu theksojnë se aplikacioni është kryesisht satirik dhe se, përveç që është në gjendje të japë rezultate të sakta të konsumit të letrës, ai synon gjithashtu t’i bëjë të gjithë anëtarët e familjes të qeshin.

Aplikimi gjithashtu duhet të paralajmërojë konsumatorët që nuk ka nevojë të krijojnë stoqe të mëdha letre që nuk do t’i konsumojmë.

Kështu që nuk ka asnjë arsye për të frikësuar. Njerëzit sipërmarrës në të gjithë botën po mendojnë se si ta bëjnë jetën tonë më të lehtë gjatë këtyre kohërave të vështira, raporton Citymagazine.rs. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com