Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Bernie Ecclestone, 89 vjeç, përsëri baba: më në fund djalë!

Miliarderi Bernie Ecclestone, 89 vjeç dhe gruaja e tij, Fabiana Flosi, 44 vjeç, janë në pritje të një foshnje, raporton CNN.

Fëmija i katërt i Ecclestone do të lindë këtë verë, konfirmoi ish-bosi i Formula 1.

Do të jetë, tha ai, djali i tij i parë dhe fëmija i parë me Flosin. Ecclestone nga martesat e mëparshme ka tre vajza,: Tamaran, Petra dhe Deborah.

Ecclestone mbush 90 vjeç në tetor, por thotë se mosha e tij nuk është problem.

“Unë nuk e di ndryshimin midis 89 dhe 29,” tha ai.

Ecclestone, i cili foli nga ferma e tij në Brazil, nga ku është Flosi me origjinë, tha se ishte shumë herët për të folur për emrin. Ecclestone dhe Flossi u martuan në vitin 2012. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts