728 x 90 Leaderboard

Berluskoni dhe Galiani blejnë një klub; nuk është Milani

Silvio Berluskoni, emri me të cilin ngjizur fama Milanit në futbollin europian, ka blerë një tjetër klub.

Ish-kryeministri i Italisë, do të marrë 95 për qind të aksioneve të klubit të futbollit Monza, e konfirmuar kjo nga njeriu i parë aktual i këtij ekipi, Nicola Colombo.

“Pesë për qind e mbetur do të jenë për mua. Së pari mendova se do të kisha 30 për qind, por kjo nuk do të ndryshonte asgjë, sopse do të isha sërish në minorancë”, tha Colombo.

Sipas mediave italiane, Berluskoni do ta sjellë Adriano Galianin te Milani, i cili ishte drejtori i parë i klubit milanez në kohën e tij.

Kujtojmë se Berluskoni e shiti Milanin e madh vitin e kaluar për investitorët kinezë, dhe menjëherë pas kësaj, Galiani u largua nga klubi.

A thua vallë Monza do t’i ngjajë Milanit të dikurshëm me Berlusconion pronar? Ndoshta jo, pasi dhe Cavalero nuk është më ai i dikurshmi, paçka se mbahet mirë me shëndet. /tesheshi.com/

Related posts