Auto Dak
Auto Dak

Berlini: 600 euro për frymë, azilantët që largohen vullnetarisht

Përballë fluksit gjithnjë e në rritje të aplikimeve për azil në Gjermani, qarku i Loerrach, pjesë e landit jugor të Baden Vutemberg, kërkon që të largojë refugjatët duke i stimuluar ata financiarisht.

Autoritetet e zonës kanë vendosur që një familjeje prej 3 personash t’i jepet shifra deri në 1.858 euro, me qëllim që këta të fundit të përballojnë koston e biletës për t’u kthyer në vendin e origjinës.

Oferta vlen veçanërisht për azilkërkuesit nga Ballkani, ku përfshihen edhe shqiptarët. Kjo, pasi autoritetet thonë se gjasat më të mëdha janë që këta të kthehen në vendet e tyre sepse nuk kanë asnjë perspektivë për të marrë një leje të përhershme qëndrimi në Gjermani. Por, siç shkruajnë disa media gjermane, kjo ndihmë financiare do t’u jepet pikërisht atyre refugjatëve, që e tërheqin vullnetarisht kërkesën e tyre për azil.

Ende nuk është e qartë sesi funksionon skema, e cila parandalon abuzimet që mund të ndodhin me këtë shpërblim, pasi mund të ketë nga ata persona, që marrin paratë por nuk largohen nga Gjermania. Por, siç raportohet, shuma prej 600 eurosh për person është shfrytëzuar nga disa azilantë, të cilët janë kthyer mbrapsht.

Madje shumica e tyre nuk kanë përdorur fluturimet ajrore, por linjat e autobusëve, pasi biletat kushtojnë shumë herë më lirë. Qarku i Loerrach-ut deri më tani mendohet se ka shpenzuar rreth 65 mijë euro për të realizuar këtë program kthimi dhe autoritetet e kanë cilësuar si një sukses të tyre në kuadër të masave, që janë duke marrë për të zgjidhur kaosin me kërkesat e shumta të azilkërkuesve.

Madje ata kërkojnë që ta kthejnë në një model, edhe për qarqe të tjera, që kanë problem shumë shqetësues fluksin e emigrantëve. Por ka edhe skeptikë për këtë nismë, pasi ata e cilësojnë dhënien e parave si një mundësi, që do të shfrytëzohet nga shumë refugjatë të tjerë. Një pjesë e mirë e atyre, që janë nisur drejt Gjermanisë nga Shqipëria apo Kosova, kanë shitur gjithçka kanë pasur dhe kanë paguar shuma të mëdha, me shpresen se do të fitojnë azilin.

auto pjese dak

Related posts