Bëri tatuazh me shkronja kineze, kuptimi i tij do ju shkrijë së qeshuri

Tatuazhet me simbole kineze janë shumë klasikë dhe nuk dalin kurrë nga moda.

Tatuazhet janë të këndshëm nëse ju doni të përkujtoni dikë apo diçka në gjuhën tuaj amtare, por si i bëhet nëse nuk e dini gjuhën me të cilën keni gdhendur tatuazhin?

Cody Williams nga Milwaukie, Oregon zgjodhi një tatuazh që do të dukej me të vërtetë fantastik për këdo që nuk e kupton gjuhën kineze.

Të gjithë kureshtarët kanë pyetur djalin se çfarë lexon tatuazhi dhe ai thjesht përgjigjet: Nuk e di, nuk flas kinezçe.

Por, pritni, sepse ajo q lexuat më sipër nuk është përgjigja e djalit, por është përmbajtja e tatuazhit në krahun e tij.

Tatuazhi është bërë viral në “Reddit”.

“Gjithmonë më pëlqente mënyra se si duken simbolet kineze, por urrej që gjithmonë të gjithë shkruajnë në kinezçe kuptime të përgjithshme si ‘dashuri’, ‘shpresë’, ‘guxim’ dhe gjëra të tilla. Unë gjithashtu e dija se do të kisha vazhdimisht rreth vetes njerëz që më pyesin se çfarë thoshte tatuazhi im dhe si mënyrën më të zgjuar për të prishur imagjinatën e çdokujt mendova këtë. Unë mund ta përfytyroj veten edhe si një gjysh, duke u pyetur se çfarë thotë tatuazhi im dhe duke thënë nipave e mbesave të mia “Nuk e di, nuk flas kinezçe””, – thotë djali.