Auto Dak
Auto Dak

Berberët e përzemërt të Tuzlës, qethje falas për refugjatët e lodhur (video)

Qyteti Tuzla i Bosnjës, çdo ditë pret refugjatë të shumtë në rrugën që ata e synojnë drejt Evropës. Të ardhur nga vendet e luftës, por edhe nga vendet me mirëqenie të ulët, apo me rrezik konfliktesh, krejt çfarë ata duan është një mundësi më e mirë për të ardhmen.

Rruga e gjatë mund të ketë shkaktuar lodhje, uri, por edhe nevojë për kujdes për veten. Kjo e fundit, po merret në konsideratë nga disa berberë të qytetit, që çdo ditë hapin dyert për t’ua dhënë një qethje refugjatëve që kalojnë andejpari.

“Edhe unë isha dikur refugjatë, jam në lëkurën e tyre”, thotë njëri nga profesionistët që u heq flokët disa djemve të rinj emigrantë.

Ndërsa vazhdon punën me mjeshtëri, një tjetër thotë se shumica prej tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me konfliktet që ndodhin në vendet e tyre, dhe se e drejta për të kërkuar siguri i ka shtyrë drejt këtyre rrugëve.

Ai thotë se për 15 minuta shërbim që u jep emigrantëve transit, fiton shumë urime dhe falënderime nga ata.

Duke qenë se nuk do të takojnë më asnjërin prej tyre, berberët e Tuzlës përshëndesin njerëzishëm klientët që nuk rikthehen te mjeshtri për modelin e preferuar. Ata i pret një udhëtim i gjatë drejt kufijve të ngurtë evropian, deri në mbërritjen drejt një strehe që ata do ta quajnë shtëpi e re. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts