Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Berat: arrestohet kryeplaku, nuk denoncoi mbjelljen e kanabisit në pyll

Policia e Berati bëri të ditur asgjesimin e 542 rrënjë bimë narkotike në e “Pyllin e Gjonbashit”, mbi fshatin Gurazezë, në toka të hapura rishtas në pyll.

Bimët ishin të kultivuara nga 1 deri në 3 rrënjë në një gropë dhe varionin nga 15 deri në 45 centimetra të larta.

Pas kryerjes së veprimeve me grup hetimor në konsultë me Prokurorin, bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ndërsa disa prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Seksioni për krimet ka bërë ndalimin e shtetasit Sefer A, 64 vjeç, banues në fshatin Gurazezë, me detyrë kryeplak i fshatit, pasi dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “moskallëzimit të krimit”.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”kultivimi i bimëve narkotike”dhe për veprën penale “moskallëzim i krimit” në ngarkim të Sefer. A. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts