Beogradi thotë se Prishtina po përgatit sanksione të reja për Serbinë: Harrojini edhe veturat!

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Izmi Zeka thotë se autoritetet e Prishtinës po përgatisin sanksione shtesë kundër Beogradit lidhur me ndalimin e lëvizjes së automjeteve nga Serbia.

“Unë jam kategorik se, për momentin, përveç tatimeve, ne duhet të imponojmë masa dhe për automjetet. Ne kemi përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për ndalimin e lëvizjes së automjeteve nga Serbia”, tha Zeka për Ekonomia Online.

Zeka, i cili është gjithashtu një zyrtar i lartë i PDK-së, tha se kjo parti, e kryesuar nga Kadri Veseli, ishte ideatorja  taksës r 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe se ata kanë një qëndrim për këtë çështje, raportojnë mediat e Beogradit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts