Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Beogradi përndizet sërish, protestuesit: Vuçiç, ik në Kosovë! (pamje)

Beogradi është përfshirë sërish nga protesta të dhunshme, ku janë ndezur dhe dy vatr të tjera, në Novi Sad dhe Kragujevac.

Disa mijëra vetë u mblodhën përpara Parlamentit të Serbisë, ku sipas tyre, reagimi vjen si shkak i krizës së koronavirusit, pasi vendi po shënon rekorde infeksionesh, por dhe humbje jete gjithashtu.

Dhe pasi presidenti Vuçiç shpalli rikthimin e disa masave kufizuese, ja behën njerëz në rrugë duke protestuar kundër tij, me kërkesën për dorëheqje, përfshirë dhe Shtabin e Krizës.

Por prezente kanë qenë dhe thirrjet politike. “Shko në Kosovë”, ka qenë njëra prej tyre.

Vuçiç aludon se protestat nuk kanë lidhje direkte me situatën epidemike, porse ato janë të nxitura nga faktorë të jashtëm, të cilët duan një Serbi të dobët në rinisjen e dialogut me Prishtinën, ditët pasuese.  /tesheshi.com/ 

 

auto pjese dak

Related posts