728 x 90 Leaderboard

Beogradi këmbëngul: shpallja e Ushtrisë së Kosovës, më 28 Nëntor! Gati për të reaguar…

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç, ka thënë se ekziston mundësia që administrata e Kosovës, më 28 Nëntor, në Ditën shqiptare të Flamurit, të shpallë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Duke komentuar mbi këtë mundësi gjatë një interviste në Radio-Televizionin e Serbisë, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të ishte në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe që do të duhet të reagojnë në NATO dhe Bashkimin Evropian, si garantues të marrëveshjeve.

“Prishtina po punon për këtë datë, edhe pse Ushtria është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe nga garancitë e NATO-s”, tha Stefanoviç.

“Por serbët nuk e mbështësin atë”, ka thënë Stefanoviç, duke shtuar se vendimi i tillë është një shqetësim serioz për serbët në Kosovë.

“Ministritë tona, e Brendshme dhe ajo Mbrojtjes, si dhe dhe të gjitha shërbimet, kanë analizuar të gjithë informacionin që kemi në lidhje me atë që pritet të ndodhë, dhe që natyrisht do të ketë një përgjigje nga Serbia. Por, mbi të gjitha, ne duam të diskutojmë seriozisht me partnerët të cilët ishin si garantues – NATO dhe BE, se diçka e tillë nuk mund të ndodhë”, tha Stefanoviç.

“A janë ata të gatshëm që në mënyrë jo-ligjore e plotësisht brutale, të shkelin madje edhe rregulloren e brendshme të Kosovës”, tha ministri i Brendshëm serb, duke shtuar se Prishtina po merr koston e një paqëndrueshmërie në rajon me themelimin e ushtrisë.

Qeveria e Kosovës ka mohuar që ushtria do shpallet më 28 Nëntor, sigurisht pa e fshehur aspak punën për themelimin e saj me qëndrime e deklarata krejt të hapura. Edhe pak javë më parë Beogradi hodhi tezën e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, si datë kur do shpallej ushtria. Kjo, si për serbinë e si për Kosovën, konsiderohet si Pavarësia e dytë, për njërën trishtuese e për tjetrën lumturuese. /tesheshi.com/       

 

Related posts