Beogradi dhe Rusia kërcënojnë UEFA: Do bojkotojmë Champions dhe Europa League po luajtën klubet kosovare

Beogradi ndërmerr një tjetër hap për të bllokuar Kosovën në UEFA, përveç padisë që ka depozituar në Gjykatën e Apelit Sportiv në Lozanë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, (FSS) Slavisha Kokeza, i ka dërguar një letër kreut të UEFA-s ku i kërkon që të bllokojë përkohësisht, të paktën për vitin e ardhshëm aktivizimin e skuadrave të kampionati të futbollit të Kosovës në ndeshjet e Champions League dhe të Europa League.

 “I kemi dërguar letër UEFA-s mbi shqetësimin për aktivizimin në Europë të klubeve kosovare. Ne do të luftojmë deri në fund dhe jam i bindur se disa klube europiane kanë dërguar edhe ata letrat e tyre”, tha Kokeza nga selia e tij në Stara Pazova, qytezë pranë Beogradit.

Me këtë deklaratë, kreu i futbollit serb nxori në dritë se disa federate, si ajo e Bjellorusisë por edhe e vendeve të tjera aleate të Rusisë, kanë kërcënuar UEFA-n se nuk do të zhvillojnë ndeshjet me klubet e Kosovës.

Megjithëse Tanjug nuk e përmend, Veçernje Novosti thekson se federata tjetër që ka dërguar letër në Nyon të Gjenevës është Armenia.

Ndërkohë, mësohet se një letër është përgatitur dhe pritet të dërgohet së shpejti në UEFA edhe nga Federata e Futbollit e Rusisë.

Serbia dhe një numër vendesh që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, përfshirë dhe Rusinë, do të hartojnë më pas një peticion kërcënues ku do të paralajmërojmë bojkotimin e dy kompeticioneve më të rëndësishme të futbollit në kontinent dhe që sjellin të ardhura marramendëse. /tesheshi.com/

Related posts