728 x 90 Leaderboard

Beograd: nr.2 i Mbrojtjes shqiptare, replikë me zyrtarin serb për Kosovën

Nr.2 i Mbrojtjes, Petro Koçi ka replikuar me një zyrtar të lartë të Mbrojtjes serbe, prezentë në    Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM) që po zhvillohet në Beograd.

Zv/ministri Koçi ka reaguar ndaj sekretarit ë Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Joçiç, i cili deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe Metohisë, duke e konsideruar njëherësh rë rrezikshme për stabilitetin në rajon, shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, raportin TCH.

Por përfaqsuesi i qeverisë shqiptare në këtë Ministerial, Petro Koçi, tha se “anëtarësimi i saj Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”. /tesheshi.com/

 

Related posts