Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Beni gati 5 euro: nga dimri, Rruga e Kombit bëhet me pagesë

Tashmë është zyrtare: Nga muaji nëntor rruga e Kombit do të bëhet me pagesë. Kush do të kalojë Tunelin e Thirrës në Kalimash do të paguajë 5 euro ose 700 lekë. Megjithatë problemi më i madh do të jetë për banorët e Kukësit dhe zonave përreth, pasi automatikisht pritet të rritet bileta e udhëtimit me autobus apo furgon. Rritje çmimesh pritet që të pësojnë edhe çmimet e mallrave që sigurohen në Tiranë apo Durrës, si pasoje e shtimit të kostos së transportit.

Që nga dimri kush do të kalojë rrugën e Kombit nga Miloti në Kukës do të paguajë 5 euro apo 700 lekë si taksë mirëmbajtje.

Ka qenë Ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, i cili ka shpallur se rruga më e mirë e vendit do të jepet në koncension për 35 vjet. Kompania do të përcaktohet pas një gare të hapur, por qeveria shqiptare ka shpallur se tarifa e kalimit do të jetë pesë euro.

Data e shpalljes do të jetë Më 15 tetori, ndërkohë që hyrja në fuqi mund të zgjesë tre javë apo një muaj.

E thënë troç nga dimri kush do të shkojë në Kosovë do të duhet të bëjë gati lekët. Por problemi më i madh sesa për udhëtarët që do të shkojnë në Kosovë apo do të vijnë në Shqipëri duke kaluar pikën e Morinës është për banorët e Kukësit dhe zonat përreth.

Kjo taksë rrit në mënyrë të ndjeshme tarifën e udhëtimit për autobusët apo furgonët e udhëtarët, duke krijuar një ngërç për zonën e varfër të Kukësit.

Haxhinasto tha gjithashtu se kompania fituese parashikohet të investojë 38-43 milionë dollarë për përfundimin e plotë të rrugës.

“Kërkesa kryesore është që të përfundojë rruga, sepse është e papërfunduar ende. Kërkohet të bëhet ura e re e Kukësit, të rregullohet një pjesë e rëndësishme skarpatesh gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, po kështu tuneli në dalje të urës së Kukësit dhe disa elementë të rrugës. Është parashikuar një investim midis 38-43 milionë eurosh, që do ta bëjë kompania që do ta marrë në koncesion. Ajo do të ketë për detyrë dhe mirëmbajtjen rutinë dhe atë periodike”.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts