728 x 90 Leaderboard

A do bëhet deputeti biznesmen i LDK-së shkaktar që Demarkacioni të mos ratifikohet?

Edhe pse LDK deklarohet se është unike sa i përket votës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, kjo nuk është e vërtetë. Tashmë deputeti i tyre, biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka treguar se nuk do të votojë pro edhe pse kohë më parë loboi që kjo marrëveshje të ratifikohet.

Si arsye për votën kundër, Kelmendi ka dhënë siç thotë kërcënimin që i është bërë familjes së tij.

“Nuk do ta votoj, përderisa njerëzit që e kanë kërcënu familjen tem të kërkojnë falje dhe ta largojnë nocionin ‘tradhti’”, ka deklaruar Kelmendi për gazetën Express, duke thënë se nuk do të marrë pjesë fare pjesë në seancë.

Kjo votë e papritur kundër është një telashe e re për Haradinajn dhe tashmë koalicionit qeverisës zyrtarisht i duhen edhe dy vota për, dhe kështu lë të hapur mundësinë që as sot të mos përmbyllet çështja e ratifikimit të Demarkacionit,

Seanca për Demarkacionin pritet që të marrë sot epilog në ora 16:00 kur mbahet seanca ku edhe do kuptohet nëse janë siguruar 2/3 e votave për marrëveshjen apo koalicioni qeverisës do vazhdojë t’i kërkojë ato. /tesheshi.com/

Related posts