728 x 90 Leaderboard

Befason gazetari izraelit: një pilot nga Emiratet, në bombardimet mbi Gaza-n

Gazetari izraelit, njëherësh profesor i asociuar, Edy Cohen ka deklaruar se një pilot i Emirateve të Bashkuara Arabe ka qenë pjesë e bombardimeve mbi objektivat palestinezë në Rripin e Gaza-s tre javë më pare, gjatë trajnimit me avionë izraelitë F-35.

Në Twitter-in e tij, Cohen ka akuzuar rrëzuar shefin e policisë së Dubait, njëherësh kreun e sigurisë së përgjithshme në Emirate, Dahi Halfan, i cili nga ana e tij e mohoi praninë e pilotëve të Emirateve në forcën ajrore izraelite gjatë bombardimeve të Rripit të Gaza-s.

Deklarata Cohen erdhi disa ditë pasi gjenerali iu bëri thirrje arabëve për të njohur realitetin e Izraelit, siç tha ai, pasi “nuk ka dëshirë tjetër se sa për të shkatërruar botën arabe”.

Gjithashtu, Cohen akuzuar Halfan se ai ka marrë pjesë në vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Mahmud Mabhouh, në vitin 2010 në Dubai.

Pretendimet e Cohen vijnë një muaj pasi media izraelite raportoi për vizitën në territoret e pushtuara të një delegacioni ushtarak të Emirateve. Siç raportojnë mediat izraelite, në këtë vizitë u diskutua rreth trajnimit të pilotëve të UEA-së në forcat ajrore të Izraelit me avionët luftarak F-35. /tesheshi.com/

Related posts