Befasohet Vuçiç: Beogradin mbi ujë po na e ndërtojnë shqiptarët!

Presidenti Vuçiç është befasuar kur ka konstatuar se Beogradin e ri, atë mbi ujë, po e ndërtonin shqiptarët, shkruan B92. Ngjashëm kjo, si në rastin kur Rama tha se saldatorë turq po punonin në ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, pasi sipas tij shqiptarët nuk preferonin të ishin saldatorë, apo ata që ishin kërkonin punë në shtet.

Vuçiç tha se ndërsa me kryebashkiakun e Beogradit po vizitonin një kantier pune, vunë re se punëtorët nuk flisnin gjuhën serbe.

Më vonë ai mësoi faktin se ata ishin punëtorë shqiptarë nga Maqedonia.

E njëjta gjë ndodhi, shkruan B92, kur gjatë vizitës në kantieret e një autostrade e një tuneli në Serbi, u pa se shqiptarët nga Maqedonia ishin ata që dominonin duke punuar në këto fronte. /tesheshi.com/

 

Related posts