728 x 90 Leaderboard

Befasi morale në politikën kosovare: si një ministër lufton shefin për mosrritje pagash

Nga Blendi Gashi

Çështja e rritjes së pagave nga qeveria “Haradinaj”, përveç zhurmës së madhe dhe kundërshtimit nga opozita por jo vetëm, ka prodhuar dhe një gjë tejet pozitive, që lëre që s’ka ngjarë më parë por as që është menduar se mund të ndodh.

Fjala është që një ministër t’i dalë kundër shefit të tij, këtë rast kryeministrit për rritje pagash, dhe mbi të gjitha të mos pranojë që t’i trashet kuleta.

Por 19 vjet paslufte tashmë është shënuar rasti i parë kur një ministër nuk mendon për xhepin e tij por për shtetin.

E ky ministër vjen pikërisht na partia që akuzohet se ka keqqeverisur vendin vitet e fundit dhe se ka fajin kryesor për rritjen e korrupsionit.

Fjala është për Bedri Hamzën, ministrin e Financave, njeriu që kontrollon thesarin e shtetit, dikur ish-guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Edhe pse Gjykata Kushtetuese i dha drejtë kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave, ministri Hamza së bashku me këshilltarët e tij nuk kanë pranuar ta marrin pagën me rritje.

Këtë e ka konfirmuar Lulzim Rafuna, këshilltar i Hamzës për mediat kosovare.

I pyetur nëse ministria ka forcë ligjore për të penguar rritjen e pagave të qeverisë, Rafuna ka thënë se kjo gjë nuk mund të bëhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ramushi i reagon ministrit të tij…

Por veprimi i Hamzës aspak nuk i ka pëlqyer kryeministrit Haradinaj. Ky i fundit thotë se në takimet zyrtare, Hamza t’i ketë thënë se do të zbatojë vendimin e Kushtetueses.

Ministri i Financave ka deklarua në takime zyrtare sepse do të respektojë vendimin e Gjykatës. Por nëse do me qenë burri ma i mirë le të ndihmon me u përfundu Ligji për pagat. Qasja e tij është e pakuptimtë, unë e respektojë mendimin e çdo njëri prej nesh kam respekt për të, por tani në qasjen ndaj kësaj teme duhet të jemi serioz”, ka thënë Haradinaj.

“Hamza po shtiret”

Ndaj veprimit të Hamzës kanë reaguar edhe njohës të rrethanave politike. Një prej tyre është analisti Astrit Hashi që thotë se minsitri i PDK-së po mundohet t’ia ndreq imazhin partisë së tij.

Bedri Hamza paska thanë që nuk e merr rrogën e rritur pa u bërë kjo me ligj. Kjo i bien që sipas tij vendimi është i paligjshëm. Ama në të njëjtën kohë, për ta ruajtur pozicionin e tij, nuk refuzon që ta zbatoj vendimin për rritje e kjo nënkupton se ai po e zbaton një vendim që sipas tij, është i paligjshëm”, shkruan Gashi në Facebook.

Ai më tej thotë se Hamza po vepron në funksion të ndryshimit te imazhit të PDK-së, dhe shtiret kinse po e mbron të mirën publike.

Kujtojmë se qeveria më 20 dhjetor të vitit 2017 mori vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe pjesën tjetër të kabinetit qeveritar. Haradinajt nga 1443 euro paga iu dyfishua në 2950 euro.

Haradinaj atëkohë rritjen e pagave e arsyetonte jo vetëm përse e kishte më të vogël se drejtuesit e disa agjencive të pavarura, por edhe si nevojë për të blerë kravata. /tesheshi.com/

Related posts