Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

BE zgjidh qesen: 315 miliardë euro për investimet që do të hapin 1 milionë vende pune

Liderët e Bashkimit Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen e investimit për periudhën tre vjeçare në vlerë 315 miliardë euro, e cila ka qëllim intensifikimin e zhvillimit dhe rritjes ekonomike brenda Unionit.

Plani investimeve në selinë e Komisionit Evropian e nënshkruan presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker, presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, VVarner Hoyer dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian përgjegjës për Punë, Rritje dhe Investimet Jyrki Katainen.

“Ne kemi nevojë pikërisht për planin që nënshkruam sepse ka probleme të vërteta kur flasim për investimet në Bashkimin Evropian”, tha shefi i Komisionit Evropian Juncker.

Plani synon të mobilizojë më shumë investime publike dhe private dhe krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e aftësisë konkurruese të Fondit Evropian për investimet strategjike në Bankën Evropiane të Investimeve për mobilizim të fondit prej 315 miliardë euro për investime në periudhën 2015-2017.

“Plani që kemi zhvilluar me presidentin Hoyer do të jetë i suksesshëm. Jam i bindur për këtë gjë”, theksoi Juncker.

Nga Komisioni Evropian parashikojnë se investimet e reja me implementimin e këtij plani do të mund të hapin më shumë se një milion vende pune.

Fuqia më e fortë ekonomike, Gjermania madje në muajin shkurt kishte paralajmëruar se do të ndajë tetë miliardë euro për Fondin investues, ndërsa Spanja premtoi 1,5 miliardë euro. Anëtarët e BE-së në mënyrë direkte apo nëpërmjet bankave të tyre qendrore mund të dhurojnë fondet e tyre në fondin investues.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts