BE, ultimatum Athinës: Reformat brenda 15 korrikut ose dalje nga euro brenda 6 muajsh

Krerët e BE-së i kanë dhënë edhe një shans Athinës që deri më datën 15 të hartojë planin e reformave të dhimbshme që ulin shpenzimet dhe rrisin të ardhurat. Ndërkaq po shqyrtohet mundësia që nëse nuk i bën largimi i Greqisë nga Euro do të bëhet deri në fund të vitit.

Pas përplasjes ndërmjets dy grupimeve; njëri i drejtuar nga Gjermania dhe tjetri nga Franca dhe Italia është arritur në një marrëveshje ku flitet për një paketë shpëtimi për Greqinë nga 82 deri në 86 miliardë euro.

“Eurogrupi merr parasysh nevojat e mundshme të financimit të programit midis 82 deri në 86 milionë euro, siç vlerësohet nga institucionet”, thuhet në dokumentin e hartuar nga ministrat e Financave të Eurozonës.

Sipas burimeve nga Brukseli liderët e Eurozones propozojnë që në fillim Parlamenti grek të votojë dhe aprovojë një paketë me të paktën 12 reforma, midis tyre edhe rikthimin e Trojkës në Athinë dhe më pas të fillojnë negociatat për një paketë të tretë ndihme.

Ndërkohë, kryeministri Tsipras thuhet se ka refuzuar duke propozuar të votohet në Parlament vetëm një pjesë e domosdoshme e reformave.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts