BE: plan për të shpëtuar nga Fake News-i…edhe ai rus

Krerët e shteteve anëtare të BE-së kërkuan në një samit në Bruksel një lëvizje urgjente për të luftuar lajmet e rreme në internet, duke theksuar se duhet bërë më shumë për të siguruar zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Ata mbështetën planin i cili duhet të ndalojë ndërhyrjen ruse me qëllim minimin e demokracive perëndimore, si SHBA, NATO dhe BE-ja. Sipas tyre, Rusia e bën këtë nëpërmjet fushatave dizinformuese, ndryshe Fake News-eve.

Por Moska i ka kundërshtuar vazhdimisht këto qëndrime.

Plani i diskutuar bën thirrje për krijimin e një sistemi prej së cilit sa më shpejt të jetë e mundur të njoftohen qeveritë për “lajmin e rremë”. Gjithashtu, u bëhet thirrje gjigandëve teknologjike si Facebook dhe Google që të bëjnë më shumë për të hequr përmbajtje mashtruese ose të paligjshme.

“Një veprim i shpejtë dhe vendimtar në BE dhe në nivel shtetëror është i nevojshëm”, për të siguruar zgjedhje të ndershme në Parlamentin Europian në maj 2019, konkludoi samiti i BE.

“Zgjerimi masiv i dezinformatave të qëllimshme dhe sistematike, është sfida akute dhe strategjike për demokracinë tonë dhe kërkon një përgjigje urgjente”, u tha në deklaratë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts