Auto Dak
Auto Dak

BE “përçahet” për Maqedoninë, ja vendet që u përplasën në samitin e Luksemburgut

Nga Bekim Laçi

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian të enjten do të miratojnë përfundimet e hartuara nga ministrat e jashtëm, pas  takimit të tyre që u zhvillua të martën në Luksemburg. Siç i bën të ditur portalit tesheshi.com, një burim relevant diplomatik, prezent në samitin e Luksemburgut, shefat e diplomacisë së BE-së nuk kanë qenë të një mendimi për çështjen sesi do të sillen me Gruevskin.

Këshilli për Punë të Përgjithshme të Bashkimit Europian,  të martën përsëriti rekomandimin të cilin një ditë më herët e dërguan ministrat e jashtëm të BE-së, që liderët politik t’i përmbahen marrëveshjes së 2 qershorit, që nënkupton avancim të dialogut politik për zbatim të reformave politike.

Diplomatë perëndimorë, kanë informuar se gjatë diskutimit të djeshëm në Këshillin e Punëve të Jashtme, ministrat kanë qenë të ndarë në vlerësimet e tyre për Maqedoninë. Suedia ka kërkuar që të mbahet perspektiva euro-integruese për vendin, ndërsa Britania dhe Holanda nga ana tjetër, kanë patur qëndrim se vendi nuk i përmbush standardet për sundim demokratik, gjë të cilën sipas tyre e kanë dëshmuar të ashtuquajturat “bomba” politike të opozitës.

Ky grup i vendeve sipas burimeve nga Strasburgu, ka kërkuar që të mos i japin mbështetje rekomandimit për anëtarësim të Maqedonisë, që ka rezultuar me zgjidhjen e kompromisit që në fund të dokumentit të mos qëndrojë “përkushtimi i fortë për perspektivën europiane të Maqedonisë”.

Në dokumentin i cili pritet të miratohet të enjten, qëndron brengosja për mënyrën e sundimit të së drejtës ndërsa nga Maqedonia kërkohet të mbetet e përkushtuar në procesin e inkuadrimit në BE dhe në parimet demokratike të vendit, duke e përfshirë edhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Këshilli i BE-së, u bën thirrje të gjitha palëve në Maqedoni të respektojnë marrëveshjen e aritur më 2 qershor dhe t’i zbatojnë të gjitha rekomandimet e Komisionit, duke filluar me prioritetet për reforma urgjente në lidhje me çështjet sistematike për sundimin e së drejtës, shkeljen e të drejtave themelore të njeriut, lirinë e gjyqësorit, lirinë e medieve, korrupsionin, dhe politizimin e institucioneve shtetërore”, theksohet në deklaratën finale të shefave të diplomacisë të 28 vendeve anëtare.

Përveç kësaj, Bashkimi Europian kërkon reforma zgjedhore në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, që do të kontribuojnë për sigurimin e barazisë para zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa u ka bërë thirrje partive politike, që në interes të qytetarëve dhe vendit, të ndërmarrin përgjegjësi dhe masa urgjente për zgjidhje të qëndrueshme, në mënyrë konstruktive të përfshihen në dialogun politik dhe të vazhdojnë me angazhimet që të kthehet besimi në institucionet e shtetit./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts