BE: Ndotja nga termocentralet në Ballkan po kërcënon qytetarët tanë

Puna e 16 termocentraleve me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor përfaqëson rrezik shëndeti dhe barrë ekonomike për të gjithë Evropën – është përfundimi i një analize të fundit të publikuar në Bruksel.

Kjo analizë bazohet në metodologjinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) dhe Komisionit Evropian.

Rezultatet e analizave kanë treguar se çdo vit, nga ndotja e ajrit që është rezultat i 16 impianteve të Ballkanit Perëndimor, shkaktohen 3,000 vdekje të parakohshme dhe 8.000 raste të bronkitit te fëmijët, si dhe sëmundje të tjera kronike.

Analiza vlerëson se shpenzimet mjekësore vjetore që mund të lidhen me pasojat ndotjes shkjojnë nga 6.1 në 11.5 miliardë euro, të cilat paguhen nga qytetarët dhe ekonomitë e vendeve të prekura.

“Ndotja e ajrit nuk njeh kufij. Në Evropë mbetet një vrasës i padukshëm. Fakti është se ajri i ndotur transferohet nga Ballkani Perëndimor në vendet e BE-së”, u komentua nga një zyrtar.

Termocentralet e Ballkanit Perëndimor lëshojnë sasi të mëdha të ndotësve për vite me rradhë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts