Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton ka paralajmëruar kompanitë kryesore të teknologjisë që Bashkimi Evropian po konsideron vendosjen e “masave detyruese”, vetwm nw rast se ata vetë rregullojnë përmbajtjen kundwr gjuhë të urrejtjes ose lajmeve të rreme.
Breton, njëherësh një ish-ministër francez i ekonomisë, e tha këtë pas takimit me shefin e rrjetit më të madh social Facebook, Mark Zuckerberg.
Zuckerberg është një nga CEO-të e firmave të teknologjisë që ka vizituar selinë e Unionit ditët e fundit, i cili po bëhet një lojtar gjithnjë e më i rëndësishëm i komunikimit virtual, duke diktuar në shumë kompani.
BE planifikon të mërkurën të nxjerrë propozime të reja për rregullimin e inteligjencës artificiale, përfshirë njohjen e fytyrës, si dhe strategjinë dixhitale, e cila mund të ketë shumë ndikim në gjigandët e teknologjisë si Facebook, Google dhe Apple, sipas AP.
Në një editorial në Financial Times, Zuckerberg tha se kompanitë e mëdha të teknologjisë si Facebook kanë nevojë për më shumë mbikëqyrje nga qeveritë.
“Unë besoj se rregullorja mund të dëmtojë biznesin e Facebook në afat të shkurtër, por që do të jetë më mirë për të gjithë, përfshirë ne, në planin afatgjatë,” tha Zuckerberg.
Ai tha se rregulloret e reja duhet të jenë të qarta dhe të ekuilibruara dhe nuk duhet t’u lihet kompanive që të vendosin standardet e tyre.
Facebook gjithashtu ka postuar një dokument që rregullon përmbajtjen në internet. /tesheshi.com/