728 x 90 Leaderboard

BE dhe Japonia, drejt Mërkurit me “Ariane 5”: për çfarë 7 vjet udhëtim në hapësirë?

Nga Guajanën Franceze këtë të shtunë, në kuadër të misionit “BepiColombo”, u nis në hapësirë anija kozmike  “Ariane 5”, e cila ka si destinacion Mërkurin. Kjo është në kuadër të një bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) dhe Agjencisë Japoneze të Kërkimit Hapësinor (JAXA).

“BepiColombo” duhet të mbërrijë në Merkur në shtatë vjet dhe shkencëtarët thonë se është një nga misionet më ambicioze të ndërmarrë ndonjëherë nga ESA.

Misioni që ka një buxhet prej gati 1.6 miliardë euro, është të mbledhë informacion të hollësishëm rreth planetit Mërkur dhe të dhëna mbi sistemin diellor të cilat nuk mund të merren nga vëzhgimet e Tokës.

Të dhënat që do të mblidhen duhet t’u japin shkencëtarëve disa përgjigje dhe të hedhin dritë të re mbi origjinën dhe zhvillimin e sistemit diellor. /tesheshi.com/

 

Related posts